LAJMI I FUNDIT:

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale sot (30 qershor), Barcelona konfirmoi largimin e dy futbollistëve para sezonit të ri.

Bëhet fjalë për dyshen Marcos Alonso dhe Joao Felix që nuk do të jenë pjesë e blaugranasve për sezonin e ardhshëm.

Spanjolli iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë nga Chelsea teksa me fanellën e tyre kishte bërë 45 paraqitje për dy sezone.


Sidoqoftë, Alonso startoi në vetëm tri takime në La Liga sezonin e kaluar dhe tani klubi ka konfirmuar se janë pajtuar për largimin e tij këtë verë, pasi vendosën të mos aktivizojnë opsionin e rinovimit të kontratës.

Tek Barcelona nuk do të vazhdojë as portugezi Joao Felix i cili u bë pjesë e tyre në formë huazimi nga Atletico Madridi.

Vlen të theksohet se transferimi i Felixit kishte gjeneruar shumë emocione tek tifozët verën e kaluar, ani pse paraqitjet e tij të përgjithshme nuk ishin aq të mira pasi Barcelona e përfundoi sezonin pa trofe të fituar.

Ai tani do të rikthehet tek Atletico Madridi sapo të përfundojë Euro 2024, por është e sigurt se nuk do të vazhdojë të jetë pjesë tyre dhe do të duhet të gjejë një ekip të ri, megjithëse momentalisht situata është e paqartë pasi ekzistojnë mundësitë që Felix të luajë sërish për Barcelonën nëse blihet përfundimisht kartoni i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori