LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia shqiptare njeh rritje me 3.4%

Ekonomia shqiptare njeh rritje me 3.4%

Ekonomia shqiptare ka njohur një rritje me 3.4% në tre muajt e parë të vitit. Kjo është konfirmuar nga të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Krahasuar me 3-mujorin e katërt të vitit të kaluar, rritja ka qenë 1.2%. Rritjet më të larta janë shënuar në sektorët e industrisë dhe të transportit.

Sipas INSTAT, grupi i “shërbimeve të tjera” ka pësuar rënie në 3-mujorin e parë të vitit 2011 me 0.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010. Ndërsa krahasuar me 3-mujorin paraardhës, ky grup ka shënuar rritje me 1.1%./Telegrafi/