LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia japoneze në recesion

Ekonomia japoneze në recesion

Japonia me ekonominë e saj, të tretën në botë, ka pësuar goditjen e radhës që pas tsunamit të 11 marsit. Prodhimi i përgjithshëm bruto, ose ndryshe GDP, ka rënë në 0.9 për qind në 4 mujorin e parë, ndërsa rënia në gjithë vitin ka qenë 3.7 për qind. Shifrat janë bërë zyrtarizuar nga kabineti qeveritar, ndërsa kanë deklaruar se Japonia tani është recesion, pas dy katërmujorve rënie.

Sipas analistëve konsumi dhe eksportet në vend kanë pësuar rënie më të madhe. Ndërkohë që rënia ishte edhe më e madhe se sa ishte parashikuar. Sipas analizave dhe përllogaritjeve ajo pritej të shkonte deri në 2 për qind.
" Ekonomia japoneze pritet të jetë ende e dobët për kohën në vazhdim" deklaroi ministri i ekonomisë japoneze. Ndërkohë më ka deklaruar se qeveria do të marrë të gjitha masat për të bërë çështë e mundur për të patur një rezultat pozitiv.

Megjithatë pavarësisht lajmeve të këqija, pritet që Banka e Japonisë të mbajë të qëndrueshme politikat monetare. Shenjat e para për të të rimëkëmbur ekonominë kanë ardhur nga industria e makinave, pavarësisht faktit që se këto industri u dëmtuan rëndë nga tërmeti dhe tsunami.

Tërmeti me magnitudë 8.9 ballë e cila shkaktoi një tsunam me valë rreth 15 metër shkaktoi një ndër katastrofat më të rënda në botë. Rreth 15 mijë persona mbetën të vdekur dhe rreth 9 mijë e 500 të tjerë janë ende të zhdukur. Kjo katastrofë shënoi edhe aksidentin më të rëndë nuklear që pas Cernobilit. /Telegrafi/