LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia gjermane në 2010 u rrit për 3.5 %

Ekonomia gjermane në 2010 u rrit për 3.5 %

Ekonomia gjermane ka arritur në vitin 2010 rritjen më të lartë ekonomike qysh prej ribashkimit të Republikës Federale. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, prodhimi bruto i vendit u rrit me 3.5 për qind.

Baza për këtë kanë qenë eksportet dhe investimet e larta si dhe konsumi në rritje. Megjithatë Gjermania nuk mundi të plotësojë kriteret e borxhit të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Borxhi i shtetit ka qenë 3.5 për qind e prodhimit bruto. E lejueshme sipas këtyre kritereve është maksimumi prej 3 përqindëshi. /Telegrafi/