LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia franceze rritet me 0.3%

Ekonomia franceze rritet me 0.3%

Ekonomia franceze do të zgjerohet me 0.3 për qind gjatë tremujorit të parë të këtij viti, njofton Banka Qendrore e Francës në projeksionet e para zyrtare të publikuara për këtë periudhë kohore. Këto projeksione flasin për një ngadalësim të rritjes, pasi në tremujorin paraardhës, atë të fundit të vitit 2016, rritja ekonomike fiksohej pranë 0.4 për qind.

Ndër të tjera, Banka Qendrore e Francës, shtoi se, indikatori që mat ndjeshmërinë e ambientit të biznesit, sidomos për industrinë, ra në janar në krahasim me dhjetorin e një viti më parë. Por, ndër të tjera, banka nënvizoi se, pret që prodhimi të rritet gjatë shkurtit.


Indikatori që mat klimën e biznesit në sektorin e shërbimeve u rrit gjatë janarit, duke prekur nivelin më të lartë që prej muajit Qershor të vitit 2011.

Sektori i shërbimeve është lokomotiva e ekonomisë së dytë më të madhe në Eurozonë.

Aktiviteti në sektorin e ndërtimit nga ana tjetër, projektohet në nivele të pandryshuara, çka sinjalizon se, sektori nuk do të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit. Gjatë vitit të kaluar, qeveria franceze, kryesisht për arsye elektorale, dështoi të arrijë objektivat e rritjes, me 0.3 pikë përqindje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Ekonomi
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Gjashtë televizorë dhe zgjerimi i rrjetit kabllorë -  donacion nga IPKO për Klinikën e Onkologjisë

Gjashtë televizorë dhe zgjerimi i rrjetit kabllorë - donacion nga IPKO për Klinikën e Onkologjisë

Ekonomi
Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?

Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?

Botë
Kalo në kategori