LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia faktor kyç për zhvillimin e një vendi

Ekonomia faktor kyç për zhvillimin e një vendi

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila, ka takuar tw enjten ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Johann Brieger, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë.

Ministrja Kusari-Lila tha se për një periudhë të gjatë kohore Kosova është e interesuar për bashkëpunim ekonomik dhe se shpresojmë në intensifikimin e bashkëpunimin ekonomik në mes Kosovës dhe Austrisë.

”Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do të mundësojë mundësi më të mëdha të hapjes së bashkëpunimit në mes të dy shteteve”, tha ministrja Kusari-Lila.

Sipas saj, ka mekanizma të cilët tashmë janë vendosur për bashkëpunim, por duhet shikuar se si mund të rritet bashkëpunimet në fusha me interes të ndërsjellë.


Po ashtu, ministrja Kusari-Lila theksoi se është e rëndësishme se Kosova do të promovohet me resurset e saja dhe me mundësitë më të mira për tërheqje të investimeve austriake në Kosovë.

Ndërsa, ambasadori i Austrisë, Johann Brieger, tha se ekonomia është faktor kyç për zhvillimin e një vendi dhe se ne kemi pasur mundësinë që t’i takojmë disa nga investitorët austriakë në Kosovë, e që ne sot biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, dhe se të gjitha këto do t’i përcjellim edhe tek investitorë austriakë. /Telegrafi/