LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e SHBA-së po ecte për mirë

Ekonomia e SHBA-së po ecte për mirë

Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), deklaruan se ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po ecte për mirë.

Kryetari i përkohshëm i FMN-së, Xhon Lipski tha se për përmirësimin e plotë duhet që qeveria e Obamës duhet të marrë vendime të qarta.

Lipski mbrojti idenë se në rast të kundërt tregu i aseteve do të vazhdojë të bjerë, kurse përqindjet e taksave do të vazhdojnë të rriten.

Kryetari i përkohshëm i FMN-së, Xhon Lipski bëri paralajmërimin se edhe mbyllja me shpejtësi e deficitit financiar mund të ndikojë negativisht në ekonomi dhe mund të jetë shkak për një krizë globale. /Telegrafi/