LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia botërore do të rritet me 4.5 %

Ekonomia botërore do të rritet me 4.5 %

Ekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Oliver Blanchard tha se rritja botërore ekonomike parashikohet të jetë rreth 4.5 për qind këtë vit dhe gjatë vitit që vjen, gjë që u cilësua si një ritëm rritje mjaft i lartë nga specialisti i FMN-së.

Blanchard tha për shtypin në zyrat qendrore të FMN-së në kryeqytetin amerikan, se parashikimet e fundit tregojnë se ritmet e rritjes ndryshojnë nga ekonomitë e avancuara tek ato në zhvillim. Ai thekson një shqetësim të ri që janë çmimet e të mirave materiale, të cilat janë rritur më shumë nga parashikimet. Ai tha se rritja e çmimeve ushqimore përbën më shumë problem për vendet në zhvillim ku kredibiliteti i bankave qendrore mund të jetë i vakët.

Ekspertet vlerësojnë se Çmimet e larta të materialeve të konsumit mund të përbëjnë kërcënim për vendet në zhvillim, madje edhe kur këto çmime nuk cenojnë rritjen ekonomike. Kostoja në rritje mund të nxisë tensione sociale. Çmimet e larta të konsumit luajtën rol në trazirat e këtij viti në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Por ende, tha ai, rimëkëmbja globale është e pabalancuar. Blanchard shtoi se burimi për rritje të ulët daton përtej krizës së fundit financiare ndërkombëtare. Ai theksoi se rënia e tregut të shitblerjes së shtëpive ka ndikuar në investime të ulëta në tregun e strehimit në shumë vende. Po sipas Blanchard, ekonomitë e avancuara kanë reaguar pjesërisht ndaj vërejtjeve të FMN-së për më shumë transparencë rreth rrezikut të bilancit bankar dhe për të rishikuar rregulloret financiare dhe mbikëqyrjen.


Kryeshefi i FMN-së për çështjet ekonomike po ashtu tha se do të duhet shumë kohë që të fillojë të shihet suksesi i përpjekjeve për të përmirësuar ekonomitë e dëmtuara në vendet e përparuara si Greqia, Irlanda dhe Portugalia. Ai shtoi se kriza financiare nuk ka lënë pasoja të pariparueshme tek ekonomitë e tregut në zhvillim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori