LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia amerikane po rimëkëmbet

Ekonomia amerikane po rimëkëmbet

Ekonomia amerikane po rimëkëmbet, bazuar në raportet, të cilët tregojnë se në prill është shënuar rritje e madhe e tregtisë me pakicë.

Ministria amerikane e Tregtisë njoftoi se shitjet me pakicë janë rritur muajin e kaluar, për muajin e shtatë me radhë, dhe këtë herë për 0.4 %.

Krahasuar me prillin 2009, shitjet janë rritur për 8.8 %. Këto të dhëna kanë rritur shpresat se shpenzimet e konsumatorëve, të cilat përbëjnë dy të tretat në aktivitetet e ekonomisë amerikane, do të ndikojnë në vazhdimin e rimëkëmbjes edhe gjatë muajve të ardhshëm.

Raporti i Rezervës Federale tregon se prodhimi industrial në SHBA në prill është rritur për 0.8 %, më shumë se parashikimet e ekonomistëve, të cilët prisnin rritje prej 0.6 %. Industria kontribuon shumë në rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.


Të dhënat e fuqishme për prodhimin industrial tregojnë se fabrikat në SHBA po hapin vende të reja të punës, megjithëse shkalla e papunësisë në këtë vend prej 9.9 % vazhdon të jetë e lartë.

Të dhënat e javës së kaluar tregojnë se në sektorin e industrisë gjatë muajit prill janë hapur 44 000 vende të reja pune, më së shumti që nga viti 1998.