LAJMI I FUNDIT:

Egjipt, 40 % më pak investime të huaja

Egjipt, 40 % më pak investime të huaja

Investimet e huaja direkte në Egjipt, këtë vit do të bien për mbi 40 për qind, bëhet e ditur në vlerësimin e përfaqësuesit të Qeverisë egjiptiane përgjegjës për investime, Osama Saleh.

Protestat masive në muajin shkurt me të cilat u shkarkua presidenti egjiptian Hosni Mubarak, shkaktuan rënie të vizitave turistike në shtet, pas çka vijoi edhe një valë e protestave që sollën deri te zvogëlimi i prodhimtarisë.

Rritja e evidentuar e kriminalitetit dhe brengosja për shkak të situatave në ekonominë kombëtare edhe më tutje ndikojnë negativisht mbi disponimin e investitorëve të huaj. /Telegrafi/