LAJMI I FUNDIT:

Edhe West Brom rikthehet në Ligën Premier

Edhe West Brom rikthehet në Ligën Premier

West Brom ka shënuar fitore 3-2 në fushë të Doncaster për të siguruar kështu promovimin në Ligën Premier.

Graham Dorrans shënoi një gol të shkëlqyeshëm nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë ekipit avantazhin pas 30 minutash lojë, para se Chris Bunt ta dyfishojë atë në fund të pjesës së parë.

Jay Emmanuel-Thomas u përgjigj për Doncaster me të filluar pjesa e dytë (47’), por goli Roman Bednar i shënuar në minutën 73-të shtoi avantazhin në 3-1 dhe qetësoi mysafirët. E gjithë çfarë arritën vendasit ishte edhe një gol i vonshëm nga James Hayter, por që nuk mjaftoi për të nxjerrë ndonjë pikë.

West Brom rikthehet në Ligën Premier së bashku me Newcastle United, një vit pasi të dyja u eliminuan nga elita e futbollit anglez. /Telegrafi/