LAJMI I FUNDIT:

Edhe këtë vit Kosova jashtë INTERPOL-it? Në MPJ thonë se është më mirë të shtyhet votimi

Edhe këtë vit Kosova jashtë INTERPOL-it? Në MPJ thonë se është më mirë të shtyhet votimi

Edhe këtë vit Kosova do të tentojë të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtarë të policisë, (INTERPOL), mirëpo gjasat që të pranohet janë të pakta. 

Pavarësisht asaj se, Komiteti Ekzekutiv i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë – INTERPOL, tashmë ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, e cila sivjet do të mbahet në Kili, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha thotë së është mirë të shtyhet votimi.

“Sa i përket INTERPOL-it, unë kam thënë edhe më herët se ne nuk do ta sfidojmë Kosovën, në qoftë se rrethanat nuk janë të favorshme për arritjen e numrit të nevojshëm për anëtarësim. Besoj që vendimi do të shkojë në drejtim të pezullimit, në këto rrethana është më së e arsyeshme ta shtyjmë votimin”, tha ai për Telegrafin.


Berisha tha se ky gjykim i tij është i bazuar në konsultimet me ambasadorët e Kosovës.

Po ashtu edhe analisti politik Arton Demhasaj, tha për Telegrafin se në rrethanat të cilët gjendet Kosova, vështirë që mund të ndodhë anëtarësimi në INTERPOL.

“Duke pasur parasysh dështimin e fundit që ka qenë kur kemi pasur institucione të krijuara, dhe që janë marrë me lobim që Kosova me u pranua në INTERPOL, ka dështuar, atëherë në një situatë të tillë kur Kosova është para zgjedhjeve, dhe shumica e njerëzve janë duke u marrë me fushatë zgjedhore dhe duke marrë parasysh lobimin e dobët që është duke ndodhë, unë mendoj se tani është më e vështirë të pranohet Kosova në Interpol se sa ka qenë herën e fundit. Nuk e nëse  institucionet dhe njerëzit kompetent kanë menduar këtë, apo vetëm kanë aplikuar sa të regjistrohet një dështim tjetër i Kosovës sepse gjasat janë minimale”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, shteti i Serbisë është duke vazhduar ta pengojë dhe të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Madje, para disa ditësh, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Kosova nuk do të pranohet në INTERPOL, dhe nëse ndodhë e kundërta ai do të jap dorëheqje.

Edhe një tentim i Kosovës që të anëtarësohet në INTERPOL, Pacolli me mesazh për Serbinë
Lexo po ashtu Edhe një tentim i Kosovës që të anëtarësohet në INTERPOL, Pacolli me mesazh për Serbinë

Ndryshe, Kosova ka dështuar të anëtarësohet në INTERPOL gjatë vitit të kaluar, pasi  që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori