LAJMI I FUNDIT:

Edhe Juvetusi edhe Milani në garë për Nanin

Edhe Juvetusi edhe Milani në garë për Nanin

Dy rivalët e Serie A, Juventusi dhe Milani, janë futur edhe në një garë tjetër, për të marrë shërbimet e anësorit të pakënaqur të Manchester United, Nani.

Sipas The Sun, gjigantët italian janë duke përcjellë situatën e portugezit, i cili së fundi sulmoi menaxherin Sir Alex Ferguson.

Juve është e gatshme të transferojë Nanin që në afatin kalimtar të janarit dhe do të mundohet të arrijë një marrëveshje huazimi me një opsion për ta blerë atë në fund të sezonit me një shumë prej afro 15 milionë funtesh.

Në anën tjetër, edhe Milani është duke menduar të dërgojë ofertë për lojtarin në fund të sezonit, për të zëvendësuar David Beckham, sapo huazimi i tij gjashtëmujor nga LA Galaxy të mbarojë./Telegrafi/