LAJMI I FUNDIT:

Edhe HTC M8 Mini vjen së shpejti?

Edhe HTC M8 Mini vjen së shpejti?

Me kalimin e kohës, telefonat janë duke u bërë gjithnjë e më të mëdhenj. Por, trendi i ri i madhëesisë së ekranit të secilit model të avancuar të telefonit të mençur është shoqëruar edhe me një version "Mini" të po të njëjtit model.

Në rast se nuk ju kujtohet, në treg tashmë kemi edhe Galaxy SIII Mini, Galaxy S4 Mini, HTC One Mini e kështu me radhë.

Këtë traditë me sa duket do të vazhdojë ta ndjek prodhuesi i famshëm tajvanez, HTC, i cili besohet se është në përgatitje të versionit Mini të HTC M8. Të paktën kështu thuhet sipas llogarisë së famshme në Twitter, @evleaks.

Cicërima e @evleaks nuk jep shumë detaje për specifikat e mundshme të versionit Mini të HTC M8, mirëpo pritjet janë që ky model të jetë kompatibil me Sony Xperia Z1 Compact.


Edhe pse nuk dihet shumë për performancat e mundshme të HTC M8 Mini, besohet se HTC do të jetë e detyruar ta përcjell rivalin e saj, e cila ka vendosur karakteristika të avancuara në Z1 Compact.

Prandaj, pritjet janë që HTC M8 të sjell karakteristika të avancuara të ngjashme me ato të Sony Xperia Z1 Compact, sikurse procesori Snapdragon 800 SoC, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet, me ekran të ndjeshëm në prekje me rezolucionin deri në 1080p, kamerën Ultrapixel camera, baterinë me 2,900 mAh dhe Android 4.4.

Mirëpo është ende herët të dihen të gjitha detajet për HTC M8 Mini, edhe pse pritet që HTC ta zyrtarizojë modelin e saj të ri të telefonit brenda javëve të ardhshme. / Telegrafi /