LAJMI I FUNDIT:

Edhe Howard kritikon topin e Botërorit

Edhe Howard kritikon topin e Botërorit

Radhës së portierëve kritikues të topit të Botërorit “Jabulani”, sot iu bashkëngjit edhe portieri i SHBA-ve, Tim Howard, që nuk la gjë të keqe pa thënë për topin e prodhuar nga Adidas.

“Është i tmerrshëm. Do të dëgjoni për këtë top shumë javën e ardhshme, muajin e ardhshëm. Ne po tentojmë të përshtatemi me të, ta lexojmë një situatë të palexueshme. Mirë që nuk do të vijë prapa shpinës dhe të na shpojë, por do të shihni gola të jashtëzakonshëm me këtë top”.

“Çfarë bën ai? Çfarë nuk bën ai, do të ishte pyetje më e mirë. Kur e shihni si është topi, do të shihni se sa ekipe do të vuajnë nga ai. Problemet më të mëdha gjatë fazës përgatitore ishin për shkak të fluturimit të topit. I vë mbrojtësit nën presion. Ne do të punojmë mirë gjatë kësaj jave, për të gjykuar më mirë me topin. Do të ketë gola nga 45 metra në këtë Botëror. Ato do të quhen gola të mrekullueshëm, por ato nuk janë të tilla, është vetëm topi”, deklaroi Howard. /Telegrafi/