LAJMI I FUNDIT:

Edhe higjiena e tepërt nuk është e shëndoshë

Edhe higjiena e tepërt nuk është e shëndoshë

Llojet e alergjive janë gjithnjë më të shpeshta: gjithnjë më shumë njerëz reagojnë në gjësende fare të rëndomta siç janë për shembull pendlat ose qimet e kafshëve, ndërsa simptomat e kësaj janë kroma, lotët, puçërrzat ose në formën më të rëndë astma.

Është e dhënë brengosëse se alergjisë i nënshtrohet çdo i treti fëmijë. Para dhjetë vjetëve ka pasur për gjysmë më pak fëmijë alergjikë. Përse? Dikur konsiderohej se shkaktar kryesor i alergjisë është ndotja e mjedisit. Mirëpo, tash, shkencëtarët konsiderojnë se ekzistojnë shkaqet e tjera të alergjisë.

Shënimet statistikore dëshmojnë që sa më tepër infektime t’i përjetojë ndonjë njeri, aq më rrallë bëhet alergjik. Kundër shkaktarëve të alergjisë (për shembull baktereve dhe papastërtisë, viruseve), sot, luftohet, me një higjienë të rreptë, por kjo nuk është gjithmonë dobiprurëse.


Sa më shpesh që organizmi mbrojtës duhet të ndeshet me mikrobe të ndryshme, aq më rrallë i bie ndërmend të luftojë me substanca të parrezikshme siç janë qimet e kafshëve ose pendlat. Posaçërisht te fëmijët duhet gjithnjë sërish t’i hyhet ushtrimit të imunitetit – qoftë nëpërmjet sëmundjeve të fëmijëve, ftohjes ose infektimit banal. Higjiena e tepërt nuk rekomandohet.

Këshilla e ekspertëve:

* Mos përdorni mjete të forta për pastrim dhe dezinfektim.
Për pastrim mjafton një sasi e konsideruar e sapunit neutral në ujë të nxehtë. Mikrobet në përdorësen e nevojtores do të shfarosen me anë të ekstraktit të zbutur të uthullës.

* Pemëve qërojani lëkuren vetëm nëse kanë qenë të spërkatura.
Në rastet e kundërta mjafton vetëm të lahen me ujë të rëndomtë.

* Fëmijët mos i lani çdo ditë me sapun.
Sapuni e dobëson lëkurën. Mjafton të bëhet një dush me ujë të vakët, të lahet pluhuri dhe papastërtia. Përjashtim bën larja e duarve me sapun mbas çdo kryerje të nevojës.

* Flamën, kollitjen dhe dhembjen e fytit mos i evitoni me antibiotikë.
Më të mira janë mjetet shtëpiake, për shembull, inhalimi me kamomil ose pirja e çajit të rëndomtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Kalo në kategori