Në raportin e përgatitur nga Oda Ekonomike Amerikane, në të cilin janë përfshirë mbi 550 kompani, 60 për qind prej tyre kanë deklaruar se në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë dhënë mito në të kaluarën dhe se pranimi i korrupsionit varet edhe nga madhësia e bizneseve.
Korrupsioni mbetet kërcënim serioz për funksionimin normal të bizneseve në Kosovë. Vetëm duke u përfshirë në afera korruptive dhe duke u dhënë mito zyrtarëve qeveritarë, bizneset mund të rrisin profitin e tyre. Kështu pohojnë përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Lekë Musa, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se këto konstatime dalin edhe nga një hulumtim që ka bërë Oda më herët. Ai pranon se përfshirja në korrupsion e bizneseve vendore ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Fatkeqësisht, siç duket, edhe komuniteti i biznesit është i involvuar në këto dukuri negative, për të përfituar punë dhe për të përfituar pjesë të kontratave publike”, thotë Musa.
Ndërkaq, Agim Shahini, udhëheqës i Agjencisë Kosovare të Biznesit, konsideron se kompanitë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me përfaqësues të institucioneve, kanë përfitime më të mëdha materiale. Shahini thotë se në këtë, siç e quan ai, lojë korruptive, duhet të jenë të përfshirë dy apo më tepër partnerë.
“Nuk do të thotë se gjithmonë punët merren vetëm me ndërmjetësim; ka kur merren me oferta më të mira dhe më të qëndrueshme, por nuk përjashtohet mundësia që duhen partnerë për të krijuar një fond të përbashkët jashtë vijave institucionale”, vlerëson Shahini.
Lidhur me këtë, Lekë Musa thotë se Oda Ekonomike Amerikane vazhdimisht është duke u munduar që t’i rrisë vlerat e udhëheqjes së kompanive, të promovojë zhvillimin e politikave, në mënyrë që të rritet transparenca, të zvogëlohet burokracia dhe, siç thotë ai, të ulet mundësia e ekzistimit të korrupsionit në sektorin ekonomik në Kosovë.
"Detyra jonë është që t’i promovojmë ato ndryshime në aparatin shtetëror, që të thjeshtësohen procedurat, të rritet transparenca dhe në këtë mënyrë të shmanget mundësia, sa më shumë që është e mundur, e kontaktit direkt të bizneseve me burokracinë dhe me zyrtarë shtetërorë, që të shmanget mundësia e korrupsionit”, deklaron Musa.
Ndryshe, në këtë raport të Odës Ekonomike Amerikane thuhet se korrupsioni në Kosovë ka qenë i pranishëm që nga viti 1999, porse fenomeni i korrupsionit në masë më të madhe apo 20 për qind e praktikave korruptuese kanë ndodhur gjatë vitit 2008, pra pas shpalljes së pavarësisë, kur institucionet e Kosovës i kanë marrë kompetencat e plota.
Por, Memli Krasniqi, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës, thotë se prioritet i qeverisë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai i pohon përpjekjet e vazhdueshme të ekzekutivit që të krijojë ambient të përshtatshëm për komunitetin e biznesit.
“Sa u përket deklaratave se duhet të jepet mito për të pasur qasje, unë, absolutisht, nuk dua të besoj se ato janë të vërteta”, shprehet Krasniqi.
Sipas përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, përfshirja në korrupsion është situatë fitimprurëse për të dyja palët, si për komunitetin e biznesit, ashtu edhe për zyrtarët e korruptuar. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Fondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar