Kompania më e madhe në botë e fluturimeve të lira (low-cost) EasyJet, ka konfirmuar fillimin e fluturimeve nga Gjeneva dhe Baseli për në Prishtinë dhe njëkohësisht ka hedhur në shitje biletat për këto dy destinacione, të cilat pritet të startojnë me 19 dhe 26 qershor të këtij viti. EasyJet, fillimisht do të startojë me 4 fluturime në javë, ndërsa cmimet fillestare që ka publikuar kompania në ëebsajtin e sajë zyrtarë janë 39.95 franka zviceriane për një drejtim apo 85.90 franka për një biletë dydrejtimshe.
“EasyJet është bërë transportuesi ajror numër një në Evropë duke ofruar çmimet e biletave më të lira tek të gjithë aeroportet më të njohura. Si rezultat i kësaj, 300 milion udhëtarë sot jetojnë në një distance kohore jo më shumë se një ore nga aeroportet e EasyJet-it”, tha Andy Harrison, shef ekzekutiv i EasyJet.
Sipas tij, EasyJet është e vetmja aviokompani evropiane që duke ju falenderuar zhvillimeve tona në Kosovë, sot ofron zgjedhje për më shumë se 500 destinacione.
“EasyJet është aviokompania lider në Evropë me çmimet më të lira. Për momentin ka një flotë prej 182 aeroplanësh të angazhuar në 504 destinacione të ndryshme, prezente në 119 aeroporte të 29 vendeve të ndryshme.
EasyJet ka bartur mbi 46 milionë udhëtarë në vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e kompanisë.
EasyJet është kompani e cila operon me shitjen e biletave vetëm përmes internetit dhe sa më herët që të blihet bileta, aq më lirë kushton ajo. Biletat e kësaj kompanie vinë duke u shtrenjtuar me ofrimin e ditës së fluturimit.
“Ardhja e EasyJet paraqet vendim historik jo vetëm për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës por për gjithë aviacionin civil në Kosovë dhe vetë Republikën e Kosovës. Ardhja e kësaj kompanie njëkohësisht paraqet një sinjal të fuqishëm për stabilitetin ekonomik e gjithashtu dhe politik të vendit. Gjithashtu është edhe shumë inkurajuese për të gjithë investitorët potencial që mendojnë të investojnë në Kosovë. Kjo edhe një herë paraqet përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës në liberalizimin e tregut dhe rritjen e konkurencës në tregun e aviacionit civil dhe gjithashtu të angazhuar në maksimum për ofrimin e kushteve sa më të favorshme për biznese dhe investime të jashtme”, tha Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.
Sipas tij, ardhjes së EasyJet në Kosovës i kanë paraprirë rreth dy vite kontakte dhe bisedime.
“Herën e fundit në muajin dhjetor u takuam me përfaqësuesi e EasyJet në Gjenevë dhe pas saj ekipi i aviokompanisë erdhën në aeroport dhe bën auditimin. Pas rezultateve pozitive të audimit të operimeve në ANP, erdhi edhe vendimi konkret i kompanisë për fillimin e fluturimeve dhe hedhjen e biletave në treg për shitje. Gjithsecili që dëshiron të udhëtojë më këtë kompani tani mund të blejë biletë online”, tha tutje drejtori menaxhues, Agron Mustafa.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është kthyer në aeroportin më atraktiv në regjion, për lidhje të shumta me shumicën e qyteteve kryesore europiane. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar