LAJMI I FUNDIT:

E SHKUAR E TRISHTUAR

E SHKUAR E TRISHTUAR

Poezi nga: Izet Sarajliq
Përkthimi: Eduard Frrokaj

Në dritare shi si një marsh i harruar, krejt i trishtuar
Përsëri vjeshtë, vjeshtë e plotë, klasike si elegjia
Ndalu të lutem pak në stacion të kujtojmë të shkuarën
Nëse unë nuk vi do të mbetet kënga ime që ta ndez këtë qytet


Ka qene njëherë një kohë, një kohë e shkuar
Ne zemrën tënde dhe timen kemi mbetur përgjithmonë
Unë përsëri vi pas kujtimeve
Edhe ne varre na ndjekin pas kujtimet si gjuhë trishtimi
Këngët e mia kurrë nuk harrohen

Unë po iki, unë veç jam në të kaluarën
Përshëndetje te gjithë atyre qe i kam njohur dhe më kanë dashur
Mua askush nuk mund të më thotë i harruar
Do të më ngjallen kujtimet nëse ti vetëm thua: Pranverë

Kur të shihni atë të harruarin Izet Sarajliq
Me kapele të çuditshme ushtarake
Më parë do ta kujtoni djallin e mallkuar
Do ta doni atë sepse unë kurrë më nuk do të mund të shkruaj elegjinë e parë
S’mund te jem shtatëmbëdhjetë as njëzetepesëvjeçar

Unë po shkoj, e kam vetëm një përshëndetje
Kanë mbetur aq shumë fjalë
Por s’po di çfarë dua të them
Unë po iki, por ende jam këtu
Nëse vini në Tvërtkovën 9/3
Do t’ju gostis me çaj dhe kujtime
Unë ende jam këtu
Një minute heshtje për mua.

Në trend Kultura

Më shumë
PERËNDITË

PERËNDITË

Poezi
POETI

POETI

Poezi
Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra

Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra "Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia"

Kulture
Romët

Romët

Kulture
ATDHEU

ATDHEU

Poezi
BABAI, BIRI

BABAI, BIRI

Poezi
Kalo në kategori