LAJMI I FUNDIT:

E lidhin breshkën për pemë, pronarët shkojnë në pushime (Foto)

E lidhin breshkën për pemë, pronarët shkojnë në pushime (Foto)

Pronarët e një breshke në Gjermani kanë gjetur një mënyrë të çuditshme për të ruajtur kafshën e tyre që të mos ikë, duke i shpuar zhguallin, ku kanë vendosur një lloj zinxhiri, të cilin e kanë lidhur në një pemë.

Kjo lloj breshke e tokës dhe ujit, e cila është e njohur në juglindje të SHBA-ve, ishte siguruar në këtë mënyrë që pronarët e saj të mund të shkonin në pushim.

Breshka ishte vërejtur nga një grua fqinje, e cila ka thirrur zjarrfikësit në Dortmund për të shpëtuar kafshën.


Arne Stenzel, 50 dhe bashkëshortja e tij Ute, 48, nga organizata për shpëtimin e kafshëve ‘Ark 90’ ishin në mesin e të parëve që kanë arritur për të parë skenën kur ata ishin kërkuar për ndihmë nga zjarrfikësit.

Arne është shprehur i tronditur nga rasti, duke thënë se kafshët nuk duhet trajtuar në këtë mënyrë.

Së bashku me zyrën e veterinarisë së qytetit Dortmund, ata kanë liruar kafshën e pafat dhe i kanë siguruar një strehë.

Ata, po ashtu, kanë larguar me kujdes unazën e hekurt, me të cilën ishte mbajtur lidhur breshka.

Pronarët e breshkës tash pritet të përballen me akuza për keqtrajtim të kafshëve. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vizitoi të gjitha vendet e botës, amerikani tregon se si u arrestua katër herë me dyshimin se ishte spiun

Vizitoi të gjitha vendet e botës, amerikani tregon se si u arrestua katër herë me dyshimin se ishte spiun

Interesante
Gjysmë shtëpi për gjysmë milioni dollarë - kësi ofertë vështirë se keni dëgjuar

Gjysmë shtëpi për gjysmë milioni dollarë - kësi ofertë vështirë se keni dëgjuar

Fun
Një fqinj i moshuar erdhi për t'i uruar vajzës së vogël ditën e parë të kopshtit, shfaqet pamjet prekëse

Një fqinj i moshuar erdhi për t'i uruar vajzës së vogël ditën e parë të kopshtit, shfaqet pamjet prekëse

Fun
Topi më i madh i djathit në botë prodhohet në Meksikë

Topi më i madh i djathit në botë prodhohet në Meksikë

Fun
Reagimi i djaloshit me sëmundje zemre kur e mëson se ka një donator për transplant bëhet viral në rrjete sociale

Reagimi i djaloshit me sëmundje zemre kur e mëson se ka një donator për transplant bëhet viral në rrjete sociale

Virale
Studenti krijon fshesën më të vogël në botë, shënon rekord botëror

Studenti krijon fshesën më të vogël në botë, shënon rekord botëror

Interesante
Kalo në kategori