LAJMI I FUNDIT:

E kapën duke vizatuar në tramvaje, e lidhën me zinxhirë (Foto)

E kapën duke vizatuar në tramvaje, e lidhën me zinxhirë (Foto)

Kompania që merret me mirëmbajtjen e tramvajeve në Varshavë, në një depo të tyre kanë kapur një artist të grafiteve, të cilin e kanë lidhur duke e detyruar që t’i pastronte ato.

Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, një punëtor i sigurimit të kompanisë ka qenë ai që ka hasur në dy piktorë të rinj, duke ecur afër tramvajit.

E kur punëtorët e shërbimeve u përpoqën për të kapur ata dhe t’i dorëzojnë në polici, por njëri prej tyre arriti të ikte.


Ndërsa tjetri, është lidhur me zinxhir për tramvaj dhe u urdhërua për të filluar pastrimin e tyre. /Telegrafi/