LAJMI I FUNDIT:

A e ka veç një kuptim fjala ‘diversitet’?

A e ka veç një kuptim fjala ‘diversitet’?

Romancierja Lionel Shriver u zemërua këtë javë në lidhje me qëllimin e ri të shtëpisë botuese Penguin Random House që kërkonte nga autorët dhe stafi “të reflektojnë popullsinë në Mbretërinë e Bashkuar duke marrë parasysh përkatësinë etnike, gjininë, seksualitetin, mobilitetin shoqëror dhe aftësitë e kufizuara”.

Kjo, thotë Shriver, paraqet një botues “të dehur nga virtyti”. Për më shumë, ajo pohon se fjala “diversitet” ishte larguar “në mënyrë efektive nga gjuha, si një emër me qëllim të përgjithshëm”.


Vërtetë?

“Diversiteti” vjen nga latinishtja për “të ballafaquar të dy anët” dhe “divers” apo “diverse” në anglisht kanë nënkuptuar “të ndryshme” që nga shekulli i XIII-të. Këto ditë “diversiteti” mund të nënkuptojë gjithashtu një shumëllojshmëri të identiteteve etnike, seksuale dhe të tjera.

Ankesa e Shriverit se ky kuptim modern i ka fshirë të vjetrit është për keqardhje sikur që nuk mund të përdoret më “gay” që nënkupton “gazmor” apo “queer” që nënkupton “karakteristik”.

“Duket e habitshme për shumë njerëz, për shembull, se si ia dalin të flasin për diversitetin e bimëve dhe specieve të shtazëve, apo diversitetin e pikëpamjeve politike. Por, njerëzit e xhindosur me dy këmbë në luhatëse rrallë pranojnë diversitetin gjuhësor që pasuron secilin”, thotë ajo. /Telegrafi/