LAJMI I FUNDIT:

E duan nga Liga Premier dhe Serie A, tani edhe klubet elitare nga Bundesliga i bashkohen garës për Zhegrovën

E duan nga Liga Premier dhe Serie A, tani edhe klubet elitare nga Bundesliga i bashkohen garës për Zhegrovën

Edon Zhegrova ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura evropiane falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera këtë edicion te Lille.

Performancat e tij të jashtëzakonshme ka nxitur interesimin e shumë ekipeve të mëdha të futbollit për të siguruar nënshkrimin e tij.

Së fundmi, klubet nga Bundesliga e Gjermanisë janë shtuar radhët e pretendenteve për transferimin e Zhegrovës, duke u bashkangjitur kështu skuadrave nga Liga Premier, La Liga dhe Serie A që tashmë kanë treguar interes.


“Nota 10” - Edon Zhegrova merr vlerësim maksimal për paraqitjen spektakolare në fitoren e thellë të Lille
Lexo po ashtu “Nota 10” - Edon Zhegrova merr vlerësim maksimal për paraqitjen spektakolare në fitoren e thellë të Lille

“Sky Sport Germany” raporton që disa nga ekipet elitare gjermane janë seriozisht të interesuara për të afruar sulmuesin e talentuar brenda këtij muaji.

Më tej, raportohet se disa prej këtyre klubeve, pavarësisht se nuk janë bërë ende publike emrat e tyre, kanë mbajtur takime me Zhegrovën dhe përfaqësuesit e tij për të diskutuar një mundësi transferimi.

Ndërkohë, Zhegrova duket se është i hapur ndaj mundësisë së një kalimi tjetër brenda këtij sezoni, edhe pse Lille vlerëson kartonin e tij rreth shumës së 20 milionë eurove.

Edon Zhegrova tregon dy klubet e njohura italiane që i kishin bërë ofertë, por që i refuzoi menjëherë
Lexo po ashtu Edon Zhegrova tregon dy klubet e njohura italiane që i kishin bërë ofertë, por që i refuzoi menjëherë

24-vjeçari ka arritur të shënojë 6 gola dhe ka realizuar 7 asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat deri më tani gjatë sezoni, dhe ka një kontratë me klubin francez që zgjat deri në vitin 2026.

Ai u transferua te Lille nga Basel në janar të vitit 2022 dhe që prej asaj kohe ka qenë një pjesë e rëndësishme e ekipit francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori