LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Hiddink e dyshimtë?

E ardhmja e Hiddink e dyshimtë?

Mbetet të tregojë koha nëse Guus Hiddink do të mbetet në pozitën e përzgjedhësit të kombëtares ruse.

Rusia u llogarit si favorit para ndeshjes së play-offit përballë Sllovenisë e vlefshme për kualifikim në Botërorion 2010, por befasisht u eliminua.

Marrëveshja e Guus Hiddink skadon në verën e ardhshme dhe moskualifikimi i tyre sigurisht se do të lëkundë edhe stolin e tij.

“Kam marrëveshje deri në fund të Kampionatit Botëror, në qershor të vitit 2010. Pyetja nëse do të mbetem përzgjedhës për Kampionatin Evropian 2012, kërkon kohë të mendoj”, ka thënë Hiddink.


Hiddink është përzgjedhës i kombëtares ruse nga vitit 2006 dhe arriti ta kualifikojë atë në Kampionatin Evropian, Euro 2008, në grupin në të cilin ishin Anglia dhe Kroacia, ndërsa më pas arriti deri në gjysmëfinale./Telegrafi/