LAJMI I FUNDIT:

Dzeko në bisedime me Cityn?

Dzeko në bisedime me Cityn?

Sipas Sky Sports, sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, është në bisedime me Manchester Cityn për një transferim të mundshëm në Ligën Premier.

Trajneri i ri i Wolfsburgut, Steve McLaren, ka zbuluar se sulmuesit boshnjak të hënën do t’i skadojë klauzola e kontratës së tij, që thotë se klubet e interesuara për të, duhet të paguajnë hiç më pak se 40 milionë euro.

Kjo shumë për Manchester Cityn nuk do të ishte ndonjë problem i madh, ndërsa gjithnjë po bëhet më i qartë destinacioni i sulmuesit fantastik boshnjak, e që sipas të gjitha gjasave do të jetë Manchester City. /Telegrafi/