LAJMI I FUNDIT:

Dy gjigantët italianë në bisedime me Udinesen për Lorenzo Luccan

Dy gjigantët italianë në bisedime me Udinesen për Lorenzo Luccan

Lorenzo Lucca është gati ta bëj hapin e madh në karrierë duke u larguar nga Udinese për të veshur fanellën e një gjiganti italian.

Dy klubet e mëdha italiane, AS Roma dhe AC Milan, janë të angazhuar në bisedime me Udinesen për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri të talentuar, Lorenzo Lucca.

Lucca,  ka bërë një impresion të fortë këtë sezon me performancat e tij te Udinese, duke tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha.


24-vjeçari ka vazhduar me formë të mirë edhe këtë edicion, teksa ka realizuar tetë gola në Serie A.

AC Milan po kërkon një sulmues të ri për të përforcuar repartin ofensivë dhe Lucca është një nga opsionet kryesore për shkak të aksesibilitetit të tij financiar dhe potencialit të tij të lartë.

Nga ana tjetër, AS Roma gjithashtu është e interesuar për të rinovuar linjën e sulmit dhe e sheh Luccan si një tandem të mirë të Artem Dovbyk.

Udinese është gati të heqë dorë nga sulmuesi italian vetëm nëse vije një ofertë rreth 25 milionë euro.

Si Roma ashtu edhe Milan janë duke synuar që të ofrojnë ndonjë lojtar të ri në mënyrë që të zbresin kërkesat e Udineses. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori