LAJMI I FUNDIT:

Durrës, rriten me 24 % udhëtimet me tragete

Durrës, rriten me 24 % udhëtimet me tragete

Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, afro 198 mijë udhëtarë kanë zgjedhur lundrimin me tragete përmes portit të Durrësit, duke shënuar një rritje prej 13 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një rritje prej 9 për qind është regjistruar edhe në transportin e mallrave, megjithëse mjetet e mëdha lundruese kanë kryer 93 lundrime më pak se sa vitin e kaluar.

Nga statistikat e Autoritetit Portual të Durrësit mësohet se tragetet kanë kryer gjithsej 368 lundrime, megjithatë numri i udhëtarëve dhe vëllimi i mallrave është rritur gradualisht në çdo muaj shkruan Shqip.

Udhëtarët shqiptarë vazhdojnë të zgjedhin tragetet, duke arritur në 133.563 regjistrime gjatë këtij 4-mujori, ose 26 për qind më shumë se në periudhën janar-prill 2010.

Zëdhënësja e APD-së, Vilma Hoxha bëri të ditur se pas largimit nga linjat detare të pesë trageteve të amortizuar, tashmë kompanitë e lundrimit kanë zgjedhur mjete lundruese më kapacitete më të mëdha për udhëtarë dhe mallra, duke zvogëluar njëkohësisht edhe numrin e lundrimeve drejt porteve të Barit, Ankonës dhe Triestes e anasjelltas.


Tragetet kanë transportuar në katër muaj afro 248 mijë tonë mallra, ose 20 mijë tonë më shumë se vitin e kaluar. Sipas Hoxhës, dëshmi e rritjes së vëllimit të mallrave është edhe numri i kamionëve dhe trajlerave të imbarkuar në mjetet e mëdha lundruese.

Sipas statistikave portuale, mbi 22 mijë automjete të mëdha transporti kanë dërguar drejt porteve të Italisë 100.186 tonë mallra shqiptare, ndërsa në kthim kanë sjellë në Durrës 147.530 tonë mallra të huaja.

Ndërkaq, numri i autoveturave të transportuara me tragete ka pësuar rënie, nga 39.767 në 37.382. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori