LAJMI I FUNDIT:

Dugolli: Nuk u shfrytëzuan mundësitë për CEFTA-n

Dugolli: Nuk u shfrytëzuan mundësitë për CEFTA-n

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli, duke folur rreth marrëveshjes së CEFTA-së dhe për problemet të cilat ia ka shkaktuar bizneseve kosovare, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk e kanë shfrytëzuar mjaftë prezencën ndërkombëtare në vend, për të zhbllokuar tregtinë me Serbinë dhe Bosnjën. Sipas tij, nëse Serbia i njeh dokumentet e udhëtimit të Republikës së Kosovës është e pa kuptimtë që të mos i njoh edhe vulat e Doganave.

Ish-ministri Bujar Dugolla gjatë një prononcimi për Telegrafin tha se institucionet kanë për shumë pak në këtë drejtim. Ai ka thënë se është dashur të shfrytëzohet prezenca e UNMIK-ut dhe institucioneve tjera ndërkombëtare për tu zhbllokuar tregtia me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

“Kosova i ka pasur mundësitë me UNMIK-un për ta zhbllokuar tregtinë me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Është dashur të merret masa e reciprocitetit jo masa e doganës, sepse nëse nuk shfrytëzohet kjo masë do të ishte e pakuptimtë në raport me shtetet të cilat i kanë bllokuar produktet vendore”, tha Dugolli.

Kurse për takimin radhës i cili do të mbahet në Prishtinë, ai nuk pret që të ndryshojë politika e Serbisë në raport me Kosovën. “Është e pakuptimtë që Serbia të mos i njoh vulat e Kosovës nëse ajo i njeh pasaportat dhe letërnjoftimet e vendit. Nëse Qeveria pranon t’i ndryshojë vulat e Doganave atëherë ky është një lëshim i cili nuk duhet të ndodh”, është shprehur ish-ministri Dugolli.


Ai ka thënë se duhet një angazhim i madh, i të gjitha institucioneve në raport me shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën për të zgjidhur këtë çështje, e cila po i shkakton humbje bizneseve dhe shtetit të Kosovës.

Ndryshe, takimi i radhës do të mbahet më 30 qershor në Prishtinë, ku shtetet do të prezantohen në rang të zëvendësministrave të tregtisë. Kosova është aktualisht kryesuese e CEFTA-s. /Telegrafi/