LAJMI I FUNDIT:

Dubai nuk do të garantojë për borxhet e Dubai World

Dubai nuk do të garantojë për borxhet e Dubai World

Qeveria e Dubait nuk do t’i garantojë borxhet e Dubai World, holdingu shtetëror i cili para do kohe kërkoi moratorium të borxhit prej 59 miliardë dollarë.

Kredituesit e Dubai World doemos do të duhet ta ndihmojnë rikonstruimin, porositën zyrtarë të lartë të Dubait.

“Kompania merrte mjete nga investitorët, por jo me garanci tonë shtetërore”, deklaroi të hënën Abdularahman el Saleh, ministër i Financave në Dubai, në intervistë për TV Dubain.