LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa me paraqitje mjaft të ekspozuar në vizitën zyrtare te kryeministri Edi Rama

Dua Lipa me paraqitje mjaft të ekspozuar në vizitën zyrtare te kryeministri Edi Rama
Foto: Edi Rama/Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka qëndruar në Shqipëri gjatë këtyre dy ditëve.

E shoqëruar nga familja dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, 25-vjeçarja ka vizituar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Me këtë të fundit, ajo është takuar në një vizitë zyrtare të enjten, gjersa ka pranuar nga ai si dhuratë përmbledhjen e tij të veprave artistike, me titullin “Edi Rama: Work”.


Foto: Edi Rama/Instagram

Dua për këtë rast kishte zgjedhur të vishte një kostum ngjyrë pjeshkë, teksa në pjesën e hapur të dekoltesë, ajo kishte veshur një reçipetë të zezë të shoqëruar me disa rripa.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kjo veshje e cila duket të jetë mjaft e ekspozuar për një takim zyrtar, nuk ka kaluar pa u komentuar nga fansat në rrjetet sociale, të cilët e kanë këshilluar këngëtaren që në takime të tilla, të zgjedhë veshje më serioze.

Duke iu drejtuar kandidatëve për Kryetar të Prishtinës, ironizon Dukagjin Lipa: 'Zyrtarizoj' kërkesën time për inspektor ndërtimi
Lexo po ashtu Duke iu drejtuar kandidatëve për Kryetar të Prishtinës, ironizon Dukagjin Lipa: 'Zyrtarizoj' kërkesën time për inspektor ndërtimi

Kujtojmë që një kritikë të ngjashme muaj më parë e kishte marrë bashkëshortja e këngëtarit të famshëm botëror, Justin Bieber, Hailey Bieber, e cila në takimin e çiftit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ajo kishte veshur një fustan mjaft të hapur te pjesa e sipërme.

Dua ka treguar se është shumë e lumtur që ndodhet në Shqipëri me familjen e saj, ku nga afër vizituan edhe të ashtuquajturin “Sunny Hill Kindergarten”, i cili po ndërtohet në qendër të Tiranës me ndihmën e fondacionit të Duas në Kosovë, “Sunny Hill Foundation”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori