LAJMI I FUNDIT:

Duke iu drejtuar kandidatëve për Kryetar të Prishtinës, ironizon Dukagjin Lipa: ‘Zyrtarizoj’ kërkesën time për inspektor ndërtimi

Duke iu drejtuar kandidatëve për Kryetar të Prishtinës, ironizon Dukagjin Lipa: ‘Zyrtarizoj’ kërkesën time për inspektor ndërtimi
Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Familja e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ndodhet këto ditë në Shqipëri.

Të premten, Dua vizitoi të adhtuquajturin tashmë ‘Sunny Hill Kindergarten’, i cili është një kopësht në ndërtim e sipër në qendër të Tiranës, i cili po finalizohet me ndihmë nga fondacioni i këngëtares Lipa.


Teksa ndodhet atje, Dua bashkë me të atin dhe familjarët e tjerë panë nga afër punimet që po zhvilloheshin në kantier, teksa në rrjetet sociale publikuan disa fotografi nga momenti i vizitës në punishte.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Babai i 25-vjeçares, njëherësh frontmeni i grupit ‘Oda’, Dukagjin Lipa, publikoi në InstaStory një imazh ku shfaqej me mjetet e punëtorit në hapësirën ku është duke u ndërtuar kopështi.

Me shaka ai shkroi në mbishkrimin e fotografisë se është gati të kandidojë për inspektor në Komunën e Prishtinës, gjersa i bëri ‘tag’ (etiketoi) kryetarin aktual dhe disa prej kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Dua Lipa flet për mundësinë e të bërit një këngë në shqip: Dua të ndryshoj stigmën rreth Kosovës dhe Shqipërisë
Lexo po ashtu Dua Lipa flet për mundësinë e të bërit një këngë në shqip: Dua të ndryshoj stigmën rreth Kosovës dhe Shqipërisë

“Trajnimin e kryva me sukses pranë Bashkisë Tiranë, e zyrtarizoj kërkesën time për inspektor të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, lajmëroni sa më shpejt ju lutem se kemi kërkesa”, ka shkruar Lipa në fotografi.

Foto: Dukagjin Lipa/InstaStory

I njëjti ka etiketuar kryetarin aktual Shpend Ahmetin, si dhe kandidatin e PDK-së Uran Ismailin dhe atë të LDK-së, Përparim Ramën.

Me ‘hashtag’ ai ka shkruar emrin e Arben Vitisë, të cilin Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka zyrtarizuar si kandidat për Prishtinën por përmendet si emër i mundshëm – teksa në hije pa i përmendur Lipa ka lënë dy kandidatët e tjerë të zyrtarizuar: Daut Haradinajn nga AAK dhe Selim Pacollin nga AKR. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori