Sot (e premte) në Prishtinë është mbajtur një konferencë e hapur për media nga organizatorët e festivalit “Sunny Hill”.
Ky festival zhvillohet këtë vit në datat 10, 11 dhe 12 gusht 2018 në Parkun e Gërmisë, teksa ndryshe nga koncerti i dy viteve më parë, këtë vit është gjithë hapësira e Gërmisë në dispozicion.

Konferenca u drejtua nga Dukagjin Lipa, drejtor i “Sunny Hill”, Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun dhe Visar Breznica, platforma e biletave online.

Alban Kastrati ishte i pari që mori fjalën, duke thënë se ndjehen të kënaqur se si bord që kanë arritur ta organizojnë edhe këtë vit një festival të tillë.
“Festivali ‘Sunny Hill’ ka për qëllim që të promovojë imapktin tonë kulturor duke shkaktuar një jehonë ndërkombëtare. Këtë vit presim që shumë të rinj enkas për festivalin nga vendet tjera, si dhe të rinjtë e vendit tonë të kenë mundësinë të shijojnë artistët ndërkombëtarë në një koncert gjigant në vend”, tha Kastrati.
Në vazhdim foli edhe Dukagjin Lipa, duke shtjelluar planprogramin e këtij festivali mjaft të veçantë.
“Është kënaqësi me qenë këtu dhe të jap një lajm të tillë që ka qenë rrugë e gjatë derisa kemi arritë me i sjellë punët në këtë nivel për të pasur festival të tillë në Kosovë. Shpresoj që me festivalin dhe mundin që po e bëjmë do të kemi mundësi që të ngrisim imazhin e Kosovës dhe pasi jemi në kryeqytet, besoj që do kemi musafirë nga Evropa që do të vizitojnë Prishtinën dhe shpresoj që ata do të rrinë më shumë sesa festivali për të vizituar Kosovën”, ka thënë Dukagjin Lipa, njëherësh babai i artistes me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Kjo e fundit, do të performojë në natën e parë të festivalit, gjersa në skenë do të ngjiten edhe shumë artistë të tjerë.
“Dua performon në natën e parë të ‘Sunny Hill’. Po atë natë, në skenë ngjitet edhe Stanaj, një tjetër këngëtar shqiptaro-amerikan i suksesshëm, si dhe do të jenë disa artistë shqiptarë si: Ledri Vula, MC Kresha etj”, ka shtuar më tej Dukagjin Lipa.

Nata e dytë do të fillojë me Action Bronson, Cold Train dhe me këngëtarë lokalë, të cilët janë Ledri dhe Mc Kresha. Ndërsa nata e tretë do të ketë një DJ me famë botërore po që më 17 korrik do bëhet zyrtare për publikun dhe më pas SG Lewis dhe DJ Gamble nga Prishtina.
Ndërkohë, Visar Breznica tregoi për çmimin e biletave, të cilat këtë vit për lehtësimin e qytetarëve shiten ‘online’, kjo për ta pasur më të lehtë çasjen dhe hyrjen në festival.
“Çmimet do të jenë më të lira në krahasim me të gjitha festivalet e tjera. Kemi filluar me 35 euro dhe të gjithë muzikëdashësit i ftojmë të na ndjekin në rrjetet tona sociale për detajet tjera shtesë”, tha Visar Breznica.
I pyetur nga gazetari i Telegrafit për orarin dhe aktivitetet tjera që ofron “Sunny Hill”, Lipa tha se festivali do të ofrojë atraktivite përgjatë tri ditëve.
“Do të ketë aktivitete ditore dhe besoj që do jemi të hapur që nga ora 10 -11 e ditës dhe shpresoj që njerëzit të vijnë për t’i shijuar aktivitetet ditore. Artistët BIG performojnë në mbrëmje dikur nga ora 22:30-23:00, teksa koncerti fillon diku nga ora 17:00 me talentët e rinj”, ka përfunduar Lipa.
Sunny Hill pa dyshim është festivali më i madh shqiptar. Ky festival me nivele ndërkombëtare pritet shpejt të nxisë atraksion turistik dhe ta bëjë Prishtinën top destinacion të adhuruesve të muzikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Kanye West dhe Bianca Censori shfaqen së bashku mes thashethemeve për divorc

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës