LAJMI I FUNDIT:

Drogba: E doja Mourinhon

Drogba: E doja Mourinhon

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka lëvduar aftësitë motivuese të ish-trajnerit të Bluve, aktualisht trajner i Interit, Jose Mourinho.

“Mourinho është person shumë i fortë teknikisht, por i veçantë nga ana psikologjike. Ai di si të depërtojë në brendësinë e lojtarëve”.

“Ai të thotë: ‘Bën çfarë të duash, me mua mund të bësh ç’të duash. Por në fushë duhet të japësh gjithçka. Mos më tradhto. Unë të jap çfarëdo që të duash, të jap pushim, por në fushë duhet të tregohesh’”.

“E doja sepse më ndihmoi të përparoj si lojtar. Isha i gatshëm t’i thyej këmbët për të”, ka thënë Drogba për RTL.