LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Interit takohen me Inzaghin pas humbjes në derbi dhe fillimit më të keq të sezonit në Serie A

Drejtuesit e Interit takohen me Inzaghin pas humbjes në derbi dhe fillimit më të keq të sezonit në Serie A

Humbja e së dielës në Derbin della Madonnina do të thotë se Simone Inzaghi ka pasur fillimin e tij më të keq të sezonit të Serie A me Interin, dhe drejtuesit e klubit pritet të takohen sot (e martë) me trajnerin italian.

Kampionët në fuqi të Serie A, Interi ka fituar tetë pikë në pesë ndeshjet e para, rezultati më i keq për trajnerin Inzaghi në periudhën e tij katërvjeçare në klub.

Trajneri italian u dha lojtarëve të tij një ditë pushimi të hënën pas humbjes së dhimbshme 2-1 në Derby della Madonnina kundër Milanit. Skuadra do të rifillojë sot (e martë) punën në terren.


Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e klubit dhe presidenti Beppe Marotta do të ndjekin seancën stërvitore. Ata do të takohen gjithashtu me Inzaghin për të adresuar çështjet në ndeshjet hapëse të edicionit 2024/25.

Drejtuesit e Nerazzurrëve e kanë zakon të takohen me trajnerin e tyre para dhe pas ndeshjeve, dhe megjithëse Interi nuk është në gjendje krize, disa probleme evidente u shfaqën gjatë ndeshjeve hapëse të sezonit.

Disa lojtarë, për shembull, nuk janë ende plotësisht në formë dhe rrotullimet e Inzaghit nuk kanë qenë plotësisht të suksesshme.

Megjithatë, sezoni sapo ka filluar, ndaj Gazzetta dello Sport raporton se Inzaghi ka besim se do t’i kthejë gjërat dhe do të ngjitet në tabelë në ndeshjet e ardhshme.

Interi është tre pikë poshtë liderit të tabelës, Torino dhe viziton Udinesen në ndeshjen e radhës në Serie A të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori