LAJMI I FUNDIT:

Drejtoria e Akreditimit, anëtare e EA-së

Drejtoria e Akreditimit, anëtare e EA-së

Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë (MTI) me rastin e antarësimit të Dretorisë së Akreditimit të Kosovës (DAK) në Korporatën Evropiane të Akreditimit (EA), mbajti sot konferencë për media meqërast bëri prezantimin e kësaj drejtorie si institucionin e vetëm ligjor të akredituar të Kosovës

Drejtoria e Akreditimit të Kosovës (DAK) është i vetmi organizëm kombëtar i akreditimit i themeluar me ligj i cili në përputhje me standarde ndërkombëtare bënë vlerësimin e konformitetit për ativitetet e sektorit publik dhe privat të fushën e testimit, kalibrimit, çertifikimit dhe inspektimit.

Kjo Drejtori punon në bazë të ligjit për Akreditim të nënshlkruar nga Presidenti i Republikës dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ për funksionalizimin e Drejtorisë së Akreditimit. Ministri i MTI-së Lutfi Zharku, tha se deri me tani DAK ka akredituar 6 organizata për vlerësim të konformitetit, prej të cilëve 5 laboratorë testues dhe 1 trupë inspektuese.

“Bashkëpunimi rajonal i DAK-ut është i shkëlqyeshëm pasiqë ka nënshkruar memorandume të mirëkuptimit me Drejtorinë e përgjithshme të Akreditimit nga Shqiëria, Maqedonia, Turqia dhe së shpejti do të nënshkruaj edhe me Malin e Zi”, tha Zharku.


Arritja më e madhe e kësaj Drejtorie sipas Zharkut është antarësimi i saj në Korporatën Evropiane për Akreditim (EA) si anëtare me kontratë.

Zharku nënshkrimin e kësaj kontrate e cilësoi si një arritje të madhe për DAK-un, pasiqë siç tha ai, kjo marrëveshje hap rrugën për nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera multiraterale ku çertifikatat për vlerësim të konformitetit të akredituara nga DAK do të njihen në të gjitha shtetet e BE-së dhe shtetet të cilat kanë marrëveshje multilaterale me EA-në.

“Kjo marrëveshje përveç tjerash ka hapur rrugën për antarësimin e DAK-ut në Forumin ndërkombëtar të Akreditimit dhe Organizatën ndërkombëtare për akreditimin e laboratorëve”, ka thënë Zharku.

Drejtori i DAK-ut, Ibush Luzha potencoi se, me nënshkrimin e kësaj kontrate Kosovës i janë hapur rrugët drejt një tregtie të lirë ku çertifikata për vlerësim të konformitetit do të njihen nga gjtha shtetet homologe. “Kostoja e produkteve tona të eksportit do të jetë më e ulët dhe bënë që produktet tona të jenë më konkurente në treg”, tha ai.