LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Google nuk lejoi krijimin e “vrasësit të iPhone”

Drejtori i Google nuk lejoi krijimin e “vrasësit të iPhone”

Kur Google bleu kompaninë Motorola për 12.5 miliardë dollarë në vitin 2011, ishte krijuar përshtypja që Google do të riorganizojë sistemin e saj operativ Android, për të krijuar një imazh të ngjashëm me atë të Apple.

Shumë njerëz, duke përfshirë edhe njerëzit në të dy kompanitë, mendonin se Larry Page e bëri këtë marrëveshje jo vetëm për patentat e Motorola’së, por gjithashtu për të kombinuar softuerin e gjigantit global të kërkimit me harduerin e Motorola’së për ta krijuar rivalin më të denjë kundër iPhone të Apple.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Në gusht të vitit 2013, Motorola doli me modelin tashmë të njohur të telefonit Android, Moto X.

Por megjithatë, ky nuk ishte telefon me integrim të plotë me Google, siç inxhinierët e Motorola’së dhe drejtuesit e tjerë të kompanisë kërkonin ta bënin.


Kjo, pasi që drejtori i Google, Larry Page ua kishte ndaluar ekipeve të Motorola’së të punonin me njësinë e sistemit operativ Android, pasi që ai shqetësohej se me këtë veprim do ti irritonte partnerët e jashtëm të Android, përkatësisht kompanitë e mëdha rivale të Motorola’së, sikurse Samsung, LG apo HTC.

Me këtë veprim ai edhe një herë e dëshmoi se Google ishte e interesuar vetëm për patentat e Motorola’së, por jo edhe për harduerin e saj, apo fuqinë e kompanisë për prodhim. / Telegrafi /