Konserciumi Limak& Aereport de Lyon Mas, ka zgjedhur drejtorin e Aeroportit të Antalyas, kryeqytetit turk të turizmit, për të menaxhuar me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pas dhënies së këtij të fundit me koncesion për 20 vitet e ardhshme në fillim te muajit prill.
Emërimi i Drejtorit Gjeneral të Antalias, Ferda Yakar, me eksperiencë 20 vjeçare në menaxhimin e aeroporteve, do t’i japë një impuls dhe zhvillim të ri Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, konform planeve të konserciumit Limak& Aeroport De Lyon MAS.
Eksperienca e tij e madhe pritet t’i shërbejë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe aviacionit civil në Kosovë, veçmas për vendosjen e standardeve të reja, investimeve prej 100 milionë euro që konserciumi pritet t’i kryeje gjatë tre viteve të ardhshme dhe rritjes së numrit të udhëtarëve deri në katër milionë brenda 20 viteve, ashtu siç parashihet në objektivat e kompanisë.
Drejtori Gjeneral, Ferda Yakar, i cili është lindur në qytetin Izmir të Turqisë, para së të emërohet si drejtor i ANP “Adem Jashari”, ka menaxhuar me Aeroportin e Antalya, i cili ka një numër prej 24 milionë udhëtarësh në vit. “ Është normale të ketë ndryshime në mes të Aeroportit të Antalyas dhe këtij në Prishtinë, pasi siç e dini ju Antalia është një prej destinacioneve kryesore të turizmit botërorë për në Turqi. Janë mbi 24 milionë udhëtarë në vit që shërben ky aeroport. Në këtë këndvështrim ANP, është një aeroport më i vogël, por qëllimi i ynë është që ta kthejmë në aeroportin kryesor të regjionit ”, tha Yakar.
Sipas planeve të kompanisë në fund të muajit të ardhshëm pritet të startojnë investimet e parashikuara sipas kontratës së nënshkruar mes koncesionarit dhe qeverisë së Kosovës për ndërtimin e një terminali të ri prej 25 mijë metra katrorë, ndërtimit të kullës, parkingut. “Me realizimin e këtyre investimeve objektivat tona janë që numri i udhëtarëve që do të shërbehen në ANP ‘Adem Jashari’, brenda 20 vitesh të arrijë dhe kalojë shifrën prej katër milionë udhëtarësh. Është një objektiv jo i lehtë por me masat që do të ndërmarrim ne, terminali i ri, shtimi i konkurrencës mes aviokompanive duke ju krijuar lehtësira të ndryshme me qëllim në rritjen e numrit të udhëtarëve edhe ky objektiv do të arrihet”, tha tutje Drejtori Menaxhues Ferda Yakar.
Konserciumi Limak-Airport de Lyon Mas për momentin është duke rinovuar objektet ekzistuese me qëllim krijimin e kushteve sa më kodmode për punëtorët dhe pasagjerët, deri në ndërtimin e terminalit të ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj