LAJMI I FUNDIT:

Drake dhe The Weeknd bojkotojnë sërish çmimet “Grammy”

Drake dhe The Weeknd bojkotojnë sërish çmimet “Grammy”
Foto: Film Magic

Drake dhe The Weeknd kanë zgjedhur të qëndrojnë sërish jashtë çmimeve “Grammy”, duke shënuar vitin e dytë radhazi që artistët kanadezë bëjnë një gjë të tillë.

Dy muzikantët – gjithashtu bashkëpunëtorë që datojnë më shumë se një dekadë – në raste të ndara në të kaluarën kanë shprehur zhgënjimin me punën e prapaskenave të Akademisë së Regjistrimit dhe organizatës që qëndron pas çmimeve.

Në vitin 2021, The Weeknd njoftoi vendimin e tij për të bojkotuar “Grammy”-t e ardhshme pas mospërfilljes së albumit të tij mega-popullor “After Hours”.


The Weeknd (Foto: Film Magic)

Në një deklaratë të marsit 2021 për New York Times, këngëtari i “Save Your Tears” deklaroi: “Për shkak të komiteteve sekrete, unë nuk do të lejoj më labelin tim të paraqesë muzikën time në Grammy”.

Të gjitha lajmet nga Grammy Awards
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Grammy Awards

The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, ishte shprehur gjithashtu në një intervistë për Billboard.

“Shiko, mua personalisht nuk më intereson më. Unë kam tre Grammy, të cilat nuk kanë asgjë për mua tani”, tha ai.

Drake dhe The Weeknd (Foto: Wire Image)

Ndërkohë, drama e Drake me çmimet “Grammy” daton qysh nga viti 2017.

“Ky është një biznes ku ndonjëherë i takon një grupi njerëzish që mund të mos kuptojnë se çfarë ka për të thënë një fëmijë i racës së përzier nga Kanadaja ose se një vajzë spanjolle nga New York apo dikush tjetër”, kishte deklaruar ai.

Drake (Foto: Getty Images)

“Grammys” konsiderohen si çmimet më prestigjioze në industrinë e muzikës dhe votohen nga anëtarët e Akademisë së Regjistrimit, një organizatë elitare e përbërë nga interpretues dhe producentë të famshëm. /Telegrafi/

Çmimet “Grammy”

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori