LAJMI I FUNDIT:

Dogana, kët vit 30 milionë më shumë por ende larg parashikimeve

Dogana, kët vit 30 milionë më shumë por ende larg parashikimeve

Dogana e Kosovës për t'i realizuar të hyrat e planifikuara për vitin 2009, i duhet sfida edhe 36 milionë euro. Nga 645 milion euro sa janë planifikuar për këtë vit, deri në javën e 51 janë inkasuar 609 milionë, kurse kanë mbetur edhe dy javë për realizimin e planifikimit apo nga 18 milion për javë

Adriatik Stavileci, zyrtar për informim në Doganat e Kosovës (DK), tha se, deri në javën e 51-të, dogana ka mbledhur 609 milion euro që në krahasim me vitin e kaluar është arritur që të ngrihen të hyrat për 30 milion euro.

Planifikimi për të hyrat doganore për vitin 2009 apo deri në javën e 53-të, është 645 milion euro, nga kjo shifër kuptohet se, kanë mbetur edhe 36 milion euro për tu realizuar të hyrat apo edhe nga 18 milionë euro për javë.

Ai, tha se besohet se gjer në fund të vitit do të arrijnë të gjitha parashikimet buxhetore. Kurse, ndër pikat doganore e cila më së shumti ka sjellë të hyra për këtë vit është dega doganore e Hanit të Elezit me gjithsejt 229.2 milion euro, për periudhën janar – tetor 2009, kurse në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2008, është shënuar një rënie prej 26.2 milion euro.


Në krahasim me këtë pikë një rritje ka shënuar dega doganore Kulla, ku për këtë periudhë ka inkasuar afër 72.6 milionë euro ose 20 milionë më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2008. Edhe në pikat tjera vërehet një trend i rritjes së të hyrave, përveç në pikën doganore, Dheu i Bardhë, në Gjilan dhe në Aeroportin e Prishtinës.