LAJMI I FUNDIT:

Dobësohen shitjet e iPhone 5!

Dobësohen shitjet e iPhone 5!

Sipas raportit të fundit të analistit të Oppenheimer, Ittai Kidron, modeli i fundit i telefonit të Apple, iPhone 5 mund të mos jetë po aq” i nxehtë” sa paraardhësi i tij.

Në një letër të drejtuar investitorëve, Kidron ka thënë se shitjet me pakicë të iPhone 4/4S kanë qenë të qëndrueshme, ndërsa kërkesat për iPhone 5 kanë qenë të përziera, ose në rënie.

"Analistët parashikojnë që kjo prirje do të vazhdojë. Si rezultat, ne presim që shitjet e iPhone 5 të zbresin në 26 milionë, nga 27 milionë sa ishin në tremujorin e kaluar” thuhet në raport.

Tremujori i tretë i cili përfundon në shtator, mund të jetë gjithashtu i dobët për shitjet e Apple.


Edhe pse Kidron ende beson se modeli i ri i iPhone do të debutojë në shtator, ai nuk mendon se kjo do të ndikojë në forcimin e shifrave për tremujorin e tretë, pasi që prezantimi i gjeneratës së re të iPhone do të vonohet. / Telegrafi /