LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi i guximshëm: Shtatëvjeçari në SHBA futet në shtëpinë që po digjej, për të shpëtuar jetën e motrës së tij të vogël

Djaloshi i guximshëm: Shtatëvjeçari në SHBA futet në shtëpinë që po digjej, për të shpëtuar jetën e motrës së tij të vogël

Një djalë shtatëvjeçar u kthye në shtëpinë e tij të djegur të familjes për të shpëtuar jetën e motrës së tij të vogël.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Eli i guximshëm u hodh përmes një dritareje në dhomën e 22-muajshes Erin për të nxjerrë motrën e saj jashtë.

Kjo kishte ndodhur ndërsa shtëpia e familjes Davidson në New Tazewell, Tennessee, u shkatërrua nga një zjarr më 8 dhjetor.


Prindërit e tyre, Chris dhe Nicole Davidson kishin futur tre fëmijët e tyre në shtrat dhe ata ishin në gjumë nga ora 8.30 e mbrëmjes.

Por disa orë më vonë, Nicole u zgjua nga aroma e tmerrshme e tymit dhe brenda pak minutash shtëpia ishte në flakë.

Prindërit ishin në gjendje të kapnin Elin dhe djalin e tyre dy vjeçar Elijan.

Dhoma e gjumit e Erin ishte e rrethuar nga zjarri i dendur dhe nuk kishte asnjë mënyrë që të mund të shkonin tek ajo nga brenda, ka thënë Chris.

Kështu që ata dolën jashtë për të provuar dhe për të hyrë në dhomën e saj nga një dritare.

“Nuk kishte asgjë ku të hipja për të arritur atje lart, kështu që unë mora Elin, i cili kaloi nëpër dritare dhe ishte në gjendje ta kapte motrën nga djepi i saj”, tha Chris.

Eli shtoi: “Mendova se nuk mund ta bëja, por më pas thashë: ‘E kapa atë, baba’. Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste”.

Prindërit e Elit janë jashtëzakonisht krenarë për djalin e tyre dhe thonë se ai bëri diçka që as një i rritur nuk mund ta bënte.

Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht shtëpia është shkatërruar plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kalo në kategori