LAJMI I FUNDIT:

Dizajni i ri me rubrika të reja: Një eksperiencë e re për lexuesit e Telegrafit

Dizajni i ri me rubrika të reja: Një eksperiencë e re për lexuesit e Telegrafit

Dizajni i ri i Telegrafit, i zhvilluar për një kohë të gjatë për të përmbushur më së miri nevojat e lexuesve, është fare pranë jush. Ky angazhim i madh i stafit të Telegrafit, nuk do të kishte kuptim pa kontributin e lexuesve, pa komentet dhe sugjerimet të cilat merren parasysh dhe që diskutohen në çdo mbledhje e takim.

Gjatë viteve të fundit, Telegrafi ka pësuar ndryshime graduale. Për çdo vit kemi lansuar shërbime dhe produkte të reja, përfshire edhe dizajnin e artikujve. Ndërsa tash, duke qenë gjithnjë në hap me trendët teknologjikë, për ju lexues do të sjellim një dizajn inovativ, që do t’ju ofrojë një eksperiencë të re e qasje më të lehtë e më të mirë në informata.

Ajo çfarë do t’ju bie fillimisht në sy është pamja komplet e re, më atraktive, me fotografi më të mëdha dhe font më të përshtatshëm për lexim për të gjitha pajisjet – tablet, desktop dhe mobil. Ballina është ristrukturuar, duke i kushtuar vëmendje të veçantë gjetjes më të lehtë të lajmit.


Këto risi mund t’i gjeni tek rubrikat e deritashme të preferuara të lexuesve tanë, si: Lajmet, Ekonomia, Magazina, Teknologjia, Auto, Fun… që do të kenë pamje të re, kategorizim të ri, qasje më të lehtë dhe më atraktive për të gjithë ju. Pos kësaj, ekipi i Telegrafit ofron si më poshtë edhe rubrika të reja atraktive, që do zgjojnë interesin e lexuesve, për të gjitha moshat dhe gjinitë:

Femra: Një rubrikë e re që i dedikohet gjinisë së bukur dhe preferencave të tyre, përfshirë modën, kujdesin, familjen, bukurinë dhe shumë informata tjera interesante.

Stili: Sugjerime dhe rekomandime për dieta, për trup të zhvilluar dhe të shëndetshëm, këshilla për dashuri dhe jetën seksuale, si dhe për gjithçka tjetër që ka te bëjë me jetën moderne.

Kuzhina: Të gjithë çdo ditë përballemi me mungesë të ideve për gatimet ditore. Recetat e përditshme tani për shumëkënd janë konsumuar, ndaj Telegrafi ka menduar t’ua zgjidh këtë problem, duke ofruar receta të reja e po ashtu duke ua mundësuar lexuesve që recetat dhe aftësitë e tyre kulinare t’i plasojnë në këtë faqe.

Sporti: Kjo është një nga rubrikat më të ndjekura në portalin tonë, që sjell kënaqësi për gjininë e “fortë”. Që lexuesit tanë të ndihen sa më shumë pjesë e portalit, ne kemi sjell dhe këto risi, si: Livescore, Derby Box, rubrika të veçanta për klubet dhe ligat kryesore. Po ashtu, sporti vendor, Kombëtarja dhe shqiptarët nëpër botë do ta kenë hapësirën e tyre të veçantë.

Disa nga këto risi, që u përmblodhën shkurt këtu, kurorëzohen me një angazhim të madh dedikuar lexuesve për të sjell të rejat e fundit nga vendi dhe bota.

Ne ju falënderojmë për sugjerimet e juaja. Tek ju mbetet që tash ta shijoni dizajnin dhe risitë që po ua ofrojmë. Për këshilla apo vërejtje, ju lusim të na shkruani këtu: feedback@telegrafi.com /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës

Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
​Aksident me fatalitet në Komoran, humb jetën motoçiklisti

​Aksident me fatalitet në Komoran, humb jetën motoçiklisti

Kronika e Zezë
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
E rëndë në Itali, 70-vjeçari shqiptar godet disa herë me thikë nusen e djalit

E rëndë në Itali, 70-vjeçari shqiptar godet disa herë me thikë nusen e djalit

Lajme
Kalo në kategori