LAJMI I FUNDIT:

Ditë e qetë pas tensioneve në Kosovë (Video)

Ditë e qetë pas tensioneve në Kosovë (Video)

Në Kosovë sot ishte ditë e qetë pas tensioneve të larta politike të një dite me parë që përcollën procesin e votimeve në parlament i cili zgjodhi Hashim Thaçin për president të ri të Kosovës.

Bashkimi Evropian bëri thirrje sot që udhëheqësit politik të vendit të punojnë se bashku për uljen e tensioneve që kanë përshkuar jetën politike tashmë për një gjysmë viti për shkak të mospajtimeve të thella ndërmjet qeverisë dhe opozitës.

Për më shumë, ndiqeni raportin e Zërit të Amerikës.