LAJMI I FUNDIT:

Dinari, në vlerën më të ulët nga 2002

Dinari, në vlerën më të ulët nga 2002

Dinari serb ka rënë për 0,21 për qind në krahasim me euron, duke e arritur vlerën më të ulët në krahasim me valutën e përbashkët evropine nga vendosja e saj në vitin 2002. Sipas bursës zyrtare të Bankës Popullore të Serbisë (BPS), një euro sot kushton 97,4290 dinarë serb.

Me qëllim që ta parandalojë rënien e mëtutjeshme të vlerës së dinarit, i cili vazhdimisht dobësohet nga fillimi i vitit, BPS javën e kaluar dy herë në tregun ndërkombëtar devizor shiti gjithsej 37 milionë euro.

Sipas zëvendës-guvernatorit të BPS-së, Bojan Markoviq, rënia e vlerës së dinarit gjatë dhjetë ditëve të kaluara ka të bëjë me pagesën e pagave të shfrytëzuesve buxhetor të një pjese të mjeteve të fituara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat kthehen në treg në atë mënyrë që qytetarët, dinarët e paguara i këmbejnë me deviza dhe me këtë bëhet presion mbi vlerën e valutës serbe.

Në janar të vitit të kaluar një euro kushtonte diçka nën 90 dinarë serb.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori