LAJMI I FUNDIT:

Diktatori patetik

Diktatori patetik
Zimbabwean President Robert Mugabe and his wife Grace attend a rally to mark the country's 37th independence anniversary in Harare, Zimbabwe, April 18, 2017. REUTERS/Philimon Bulawayo - RTS12SGP

Bernard Guetta

Robert Mugabe është 93 vjeç. E mori pushtetin kur ishte dhe 37 vjeç. Më 16 nëntor, megjithatë, edhe pse nuk u rrëzua zyrtarisht nga frika e reagimeve të pjesës tjetër të Afrikës, ku grushtet e shtetit nuk janë më të mirëpritura, ushtria ka marrë kontrollin e vendit për të dëbuar “kriminelët” përreth presidenti të Zimbabvesë.


Qëllimi i gjeneralëve është në të vërtetë më i kufizuar. Ushtria dëshiron të godasë Grace Mugaben, bashkëshorten e presidentit, një grua e zgjuar 52-vjeçare, me nofkën “blerësja e parë”, “Gucci Grace” ose thjesht “DisGrace (turpi)“. Grace kishte planifikuar të zinte vendin e burrit të saj, duke e bindur që të largonte zëvendëspresidentin i cili do të duhej ta pasonte kur të vinte koha. Për ushtrinë ishte ky sulmi i fundit që mund të durohej.

Është një spektakël patetik fundosja e ngadaltë dhe e dhimbshme, e një njeriu që për shumë kohë ka qenë heroi i Afrikës, i duartrokitur dhe nderuar në botë, pothuaj aq sa Nelson Mandela.

Zimbabve është ish-Rodezia, kolonia britanike me bujqësi të lulëzuar të cilës pronarët e tokave, të bardhë, ia kishin shpallur pavarësinë në vitin 1965, për të ruajtur më pas kontrollin e vendit kundër shumicës me ngjyrë. Nën udhëheqjen e njërit prej tyre, Ian Smith, të bardhët rodezianë shpresonin t’i rezistonin lëvizjes së dekolonizimit, duke e shfrytëzuar për të nxjerrë fitime.

Nuk ishte më fuqia kundër kolonisë, por ishte një përplasje më e drejtpërdrejtë: të bardhët kundër zezakëve në një betejë në të cilën Londra mori anën e shumicës me ngjyrë. Kjo sepse mund të përfundonte në një gjakderdhje të madhe. Atëherë, kreu i indipendentistëve, Robert Mugabe, arriti të negociojë me të bardhët më realistë, duke premtuar nënshtetësi të plotë për të gjithë, në këmbim të një tranzicioni paqësor. Ishte viti 1980, plot 37 vite më parë.

Por, pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute dhe ky njeri i mençur përfundoi duke humbur mendjen. Mugabe u bë diktator. Kur një udhëheqës sindikalist me ngjyrë, Morgan Tsvangirai, u bë aleat me pronarët e mëdhenj të bardhë për t’iu kundërvënë në zgjedhje, Mugabe shpronësoi fabrikat e të bardhëve dhe shtypi brutalisht kundërshtarët e tij politikë dhe sindikalistë.

“Jua kisha thënë”, komentoi Ian Smith.

Në vitin 1965 kishte të drejtë, por 15 vjet më vonë Zimbave nisi zbritjen e saj drejt ferrit. Deri në këtë grusht shteti që refuzon të quhet i tillë. /France Inter/bota.al/