LAJMI I FUNDIT:

Diego: Tash fillon erë e re për Juventusin

Diego: Tash fillon erë e re për Juventusin

Mesfushori i Juventusti, Diego, thotë se fitorja në Kupën e Italisë ndaj Napolit është një fillim i ri për biankonerët.

Diego shkëlqeu në fitoren e mbrëmshme prej 3-0 dhe thotë se lojtarët janë krejtësisht prapa trajnerit nën presion, Ciro Ferrara.

“Po. Shpresojmë se ky është fillim i një ere të re. Ne kemi luajtur shumë mirë. Unë jam pjesë e këtij ekipi. Mbi të gjitha, kur humbim, humbim së bashku. Sot të gjithë luajtëm shumë mirë, unë po ashtu dhe jemi shumë të lumtur”.

“Në ndeshjet e kaluara, mendoj se të gjithë kemi bërë shumë gabime, madje edhe në qëndrimin tonë. Por po punojmë dhe mendoj se jemi në rrugë të duhur”, ka thënë Diego./telegrafi/