LAJMI I FUNDIT:

Diego: Juventus mund të arrijë objektivat

Diego: Juventus mund të arrijë objektivat

Mesfushori ofensiv i Juventusit, Diego, ka lëvduar momentin e mirë të Bianconerëve dhe ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të kenë qëndrueshmëri në rezultate.

“Kemi shumë besim për ndeshjet e radhës. Mund ta arrijmë Interin, duhet të besojmë te vetvetja. Dimë si të luajmë futboll dhe mund të arrijmë objektivat tona”.

“Interi është kundërshtari ynë për Scudetto. Dëshiroj të fitoj më Juventusin, qoftë titullin (e Serie A) qoftë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Diego për Tuttosport. /Telegrafi/