LAJMI I FUNDIT:

Diego i kënaqur që ka heshtur kritikët

Diego i kënaqur që ka heshtur kritikët

Njëshi i Juventusit, Diego, është i kënaqur me golin e tij në fitoren ndaj Atalantas dhe beson se sërish është duke dëshmuar vlerat e tij.

“Më kanë munguar golat, është e vërtetë. Është e rëndësishme për mua të rikthehem në listën e golashënuesve, por më e rëndësishme është nëse ne fitojmë”, ka thënë Diego për Tuttosport.

“Unë nuk jam këtu vetëm për të shënuar gola. Kjo është detyrë e Trezeguet dhe Amauri dhe ata janë shumë të mirë në këtë. Unë nuk jam sulmues”, ka shtuar braziliani i cili i kushtoi 23 milionë funte Juventusit./Telegrafi/