LAJMI I FUNDIT:

Diego Alves i ngazëllyer nga interesimi i Milanit

Diego Alves i ngazëllyer nga interesimi i Milanit

Portieri i Almerias, Diego Alves, thotë se ai është krenar që një klub si Milani interesohet për të.

Braziliani është lidhur me një kalim në San Siro gjatë kësaj vere, dhe ai pëlqen idenë të luajë me Ronaldinhon në të njëjtin stadium.

“Jam i nderuar të kuptoj se një prej klubeve më të fuqishme në botë ka menduar për emrin tim. Besoj se për një brazilian, Milani është një shtëpi e dytë. Kam punuar me Ronaldinhon në olimpiadë. Ronaldinho është një përbindësh, ai është nga një planet tjerë”, ka thënë Alves. /Telegrafi/