LAJMI I FUNDIT:

Di Maria kushton 40 milionë euro

Di Maria kushton 40 milionë euro

Sipas mediave portugeze marrëveshja e përfolur e arritur mes zyrtarëve të Benficas dhe atyre të Real Madridit për Angel Di Marian, në fakt ende nuk është arritur.

Benfica nuk është aspak e interesuar të shesë yllin e saj për një çmim të ulët, duke kërkuar hiç më pak se 40 milionë euro për të.

Megjithatë, Real Madridi nuk dëshiron të paguajë më shumë se 34 milionë euro, duke u dhënë hapësirë skuadrave si Manchester City dhe Chelsea t’ua prishin punët Merengezëve.

Di Maria ka kaluar nëpër një formë fantastike këtë sezon, duke qenë njeriu kryesor për titullin e fituar nga Benfica në Kampionatin portugez. Përkundër konkurrencës së madhe në kombëtaren argjentinase, Di Maria pritet të zë vend në të dhe pritet që të shkëlqejë në Botëror. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori